Atletico Madrid e nisi me fitore sezonin e ri në La Liga, duke mposhtur Malaga-n 2-0 në “Metropolitano”. Në minutat e fundit të takimit, një grup ultrasish lëshuan thirrje fyese ndaj Julian Alvarez, gjë që nuk u mbështet nga pjesa tjetër e tifozëve në stadium.

Ajo që habiti më shumë ishte përgjigja e Diego Simeone në përfundim të ndeshjes kur u pyet për këtë situatë. “Shumë respekt për njerëzit tanë”, u përgjigj argjentinasi shkurt.

Në këtë drejtim, përgjigjja e “El Cholo” ka ngjallur debate, sepse ai gjithmonë ka qenë një mbrojtës i vendosur i Julian Alvarez, madje edhe gjatë kohërave të vështira të sezonit të kaluar, kur kaloi katër muaj pa shënuar në LaLiga.

Megjithatë, dëshira e shprehur publikisht nga “Merimanga” për t’u transferuar te Barcelona, mesa duket ka krijuar një lloj hendeku mes tij dhe trajnerit Diego Simeone.

The post “Shumë respekt për tifozët tanë”, Diego Simeone habit me reagimin ndaj atyre që ofenduan Julian Alvarez appeared first on Telesport.