Pas dështimit për transferimin e Rodrit, Real Madrid po shqyrton alternativa të tjera për repartin e mesfushës. Sipas ekspertit të merkatos, Ekrem Konur, një nga emrat që po ndjek së fundmi Real Madrid është edhe Nico Gonzalez.
I tranferuar me shumë bujë nga Porto te Manchester City në janarin e vitit 2025 për 60 milionë euro, mesfushori spanjoll nuk ka arritur dot të jetë një titullar i padiskutueshëm te City. Megjithatë, interesi i Real Madridit mund të ndryshojë karrierën e 24-vjeçarit.
Përveç interesit të Real Madridit për mesfushorin spanjoll ka interes edhe nga Newcastle. Vlera në treg e Gonzalez është 40 milionë euro sipas Transfermarkt. Gonzalez mbulon të njëjtin pozicion si Rodri, pra mesfushor difensiv. Ai ka dalë nga akademia e Barcelonës dhe ka qenë pjesë e ekipit të parë të katalanasve, por për shkak të konkurrencës së madhe zgjodhi të transferohej te Porto e më pas te City.
The post Pas dështimit të Rodrit, ish-mesfushori i Barcelonës mund të përfundojë te Real Madrid appeared first on Telesport.
