Egnatia ka barazuar 0-0 në ndeshjen e parë ndaj Lillestrom, e vlefshme për raundin e fundit kualifikues për në grupet e Europa League.
Egnatia e drejtuar nga Nevil Dede e nisi me këtë formacion zyrtar: Dajsinani; Sota, Bitri, Aleksi; Samjili, Loukili, Medeiros, Albanese, Yagao; Daniel, Gruda
Norvegjezët e nisën shumë mirë takimin duke gjetur golin që në minutën e 5-të, ku Gabrielsen mposht me kokë portierin Dajsinani, por për fatin e mirë të rrogozhinasve goli anullohet për pozicion jashtë loje.
Në minutën e 26-të, Egnatia pati një mundësi të mirë shënimi me Daniel Adjessa, por goditja e tij me kokë ndalet nga portieri i norvegjezëve.
Në minutat 41′ dhe 42′, Egnatia pati dy raste të pastra me Alessandro Albanese, por që nuk u finalizuan dot në mënyrën e duhur. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund të pjesës së parë, e cila mbyllet 0-0.
Edhe pjesën e dytë, norvegjezët e nisin më mirë. Në minutën e 51-të, Fredrik Gulbrandsen godet nga distanca, por Dajsinani bën një pritje shpëtuese.
Rasti më i mirë i takimit ishte në minutën e 7o-të për Egnatian, ku goditja me kokë e Grudës përplaset në traversë.
Në minutën e 73-të, Dajsinani bën një gabim trashanik, por për fatin e tij të mirë nuk shfrytëzohet nga kundërshtari. Rezultati nuk ndryshon deri në fund, sfida mbyllet 0-0.
The post Mungon goli në Rrogozhinë, Egnatia barazon ndaj Lillestrom. Kualifikimi vendoset në Norvegji appeared first on Telesport.
