Said El Mala ka qenë një nga emrat më të lakuar këtë verë. Pas formës fantastike të treguar në sezonin e kaluar me Koln, ku kontriboi me 13 gola dhe 5 asiste, anësori 19-vjeçar ngjalli interesin e shumë skuadrave të tjera, sidomos të Borussia Dortmund.

Megjithatë, pasditen e sotme, Koln bën me dije se Said El Mala ka rinovuar deri në vitin 2031 dhe do të mbajë veshur fanellën me numrin 10.

“Sigurisht që mendova për të ardhmen time. Por bisedimet me ata që janë përgjegjës në klub ishin të shkëlqyera, ndiej besim të madh dhe vlerësim të madh këtu. Kjo është arsyeja pse po qëndroj këtu – dua të kem një sezon të mirë me klubin dhe tifozët tanë”, thotë El mala ne videon e publikuar në rrjetet sociale nga Koln.

The post E ndiqnin shumë klube të mëdha, “diamanti” i ri i Gjermanisë i befason të gjithë me vendimin e fundit appeared first on Telesport.