“Përmes aplikacionit, shtetasit e huaj do të mund të marrin në mënyrë të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë informacione për kundërvajtjet rrugore të evidentuara me sistemin “Qytet i Sigurt“, të kenë qasje në urdhërpagesat e dhëna për kundërvajtje, si dhe t’i paguajnë gjobat në mënyrë elektronike. Gjatë hyrjes në aplikacion, shoferi duhet të fotografojë ose të skanojë dokumentin e tij të udhëtimit dhe të vendosë targën e regjistrimit të automjetit ose të automjeteve të cilat ai i përdor në vendin tonë”, njoftoi MPB.
Nga MPB bëjnë të ditur se në këtë mënyrë, shoferët e huaj, automjetet e të cilëve do të evidentohen se kanë kryer kundërvajtje rrugore në territorin e të gjithë vendit, do të mund të informohen në kohë dhe në mënyrë të thjeshtë, si dhe të rregullojnë detyrimin e tyre, pa pasur nevojë për ndalime apo vonesa plotësuese në pikat kufitare.
The post Është vënë në funksion aplikacioni “Safe City” për automjetet me targa të huaja appeared first on Alsat.
