Dinamo ka barazuar 1-1 ndaj Pafos, në ndeshjen e parë të luajtur në “Elbasan Arena”, e vlefshme për raundin e fundit kualifikues në Conference League.

Momenti më i rëndësishëm i pjesës së parë ishte në minutën e 36-të, ku pas një prekje me dorë të topit nga Usni Ismaili, arbitri tregon gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Godet David Luiz, por topi përfundon jashtë kuadratit.

Në minutat në vijim vlen për t’u përmendur rasti i artë i Hekuran Berishës në shtesë, i cili nuk arriti të dërgonte topin në rrjetë i vetëm përballë me portierin kundërshtar. Pjesa e parë mbyllet në barazim të bardhë 0-0.

Minutat e para të pjesës së dytë ishin të mira për Dinamon, që e dominoi komplet lojën, por pa arritur të gjejë dot golin. Në kuadër të tre minutave 60-63′, dinamo pati tre raste të mira shënimi me Berishën, Silva-Richards dhe Qardakun.

Në minutën e 68-të, goditja e fuqishme e Ismailit devijohet në momentin e fundit dhe nuk përfundon në rrjetë.

Në minutën e 69-të, atëherë kur nuk pritej, Pafos gjen golin pas një rivënie të gjatë anësorë në zonë, por për fatin e mirë të Dinamos, goli anullohet për faull ndaj Përndrecës.

Sfida zhbllokhet në minutën e 78-të, ku i sapo futuri në fushë David Fadairo gjen golin, pas një asisti të mrekulleshëm të Adamu Alhassan.

Në minutën e 82-të, Pafos fiton një tjetër penallti, pasi Lorenco Vila shkel kundërshtarin brenda zonës. Godet Lele, topi përfundon në rrjetë këtë herë. Në fund të kohës së rregullt, Dinamo ishte me fat këtë herë, pasi Pafos i afrohet golit të dytë, por topi përplaset në shtyllë dhe më pas përfundon në duart e portierit Teqja.

Pavarësisht dominimit të plotë të Dinamos, sidomos në pjesën e dytë, sfida mbyllet 1-1.

The post Dinamo dominon Pafos, por është e pafat. Kualifikimi vendoset në Qipro appeared first on Telesport.