Edhe pse Inter e konsideron të paprekshëm kapitenin Lautaro Martinez, në Spanjë janë të sigurt se sulmuesi argjentinas ka një marrëveshje me Barcelona.

Sipas “El Chiringuito TV”, javën e kaluar u zhvillua një takim zyrtar midis Deco (drejtori sportiv blaugrana) dhe agjentit të lojtarit, Alejandro Camano. Takimi rezultoi në një marrëveshje paraprake midis palëve.

Duke pasur parasysh vështirësitë në sigurimin e Julian Alvarez, është e qartë se Barça po përpiqet të bëjë një “grusht shteti” të madh në fund të merkatos, me opsionin e Lautaro që po fiton gjithnjë e më shumë terren.

Mediat spanjolle raportojnë gjithashtu se klubi “blaugrana” është I gatshëm të bëjë një angazhim financiar prej rreth 100 milionë eurosh për të siguruar kapitenin e Inter.

Tani topi do të ishte në fushën e zikaltërve, pasi shuma është joshëse, veçanërisht në një treg gjithnjë e më të dobët si ai i futbollit italian.

Por, lënia e Lautaro vetëm disa ditë para se të mbyllet afati i transferimeve do të ishte një rrezik i madh për objektivat e klubit.

The post Për Inter është i paprekshëm, por në Spanjë konfirmojnë: Lautaro ka një marrëveshje me Barcelona appeared first on Telesport.