Transferimi më i shtrenjtë në historinë e Real Madrid nuk ishte fillimisht në planet e José Mourinho. Yan Diomandé mbërriti në “Casa Blanca” për një shumë marramendëse prej 140 milionë eurosh, përfshirë bonuset, duke mposhtur konkurrencën nga Liverpool dhe PSG. Por. blerja e tij nuk u kërkua posaçërisht nga “Special One”.
Anësori 20-vjeçar nga Bregu i Fildishtë kishte tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane pas një sezoni të jashtëzakonshëm në Leipzig, duke përfunduar me 13 gola dhe 10 asiste në 36 paraqitje në Bundesligë. Real Madridi shfrytëzoi vështirësitë e rivalëve të tyre në përmbushjen e kërkesave financiare të klubit gjerman.
Mourinho shpjegoi se prioriteti i tij fillestar ishte i ndryshëm: ndërtimi i një ekipi më të fortë përmes përforcimeve në mbrojtje dhe mesfushë: “Nuk i kërkova asgjë askujt. Erdha pa kërkuar asnjë nënshkrim të ri, analizova skuadrën dhe e dija qartë se çfarë doja të shihja. Doja të kuptoja se çfarë mendonte klubi dhe gjeta një harmoni të madhe”.
“Konaté dhe Dumfries, me gjithë respektin për dy lojtarë të shkëlqyer, nuk janë lloji i lojtarëve që i bëjnë njerëzit të ëndërrojnë dhe mediat sociale të çmenden, por ata ishin lojtarë që na nevojiteshin
“Një sulmues krahu i shpejtë dhe agresiv, i aftë të luajë në të dyja krahët, nuk është i lehtë për t’u gjetur. Për më tepër, ai është një lojtar i ri që po zhvillohet me shpejtësi, me shumë vite përpara tij te Real Madrid. Nuk më intereson nëse kushton 120, 80, 40 apo 20 milionë euro: Unë vlerësoj profilin e lojtarit dhe çfarë mund t’i sjellë ekipit. Kur u shfaq kjo mundësi, thashë: po, e dua“, tha Mourinho.
The post Rrëfehet Mourinho: Nuk e kërkova atë lojtar, por kur u dha mundësia ramë dakord që ta blinim appeared first on Telesport.
