Këshilltari i “Më mirë për Tetovën”, Agron Arifi ka akuzuar Komunën e Tetovës për privatizimin e shërbimit të marimangave dhe bllokatorëve të parkingjeve publike.

Grand Kozmetik
“Kryetari përsëri bën lojë fjalësh dhe brenda fjalisë e demanton veten. Privatizimi i parkingjeve nëpër mahalla si duket do sjellë të ardhura për ndonjë firmë private të cilët do operojnë me marimanga, bllokatorë dhe vetura të pajisura me kamera që në lëvizje do bëjnë regjistrimin e tabelave të automjeteve të qytetarëve.
Që kjo mos mjaftojë edhe garazhat në kate nëse ndërtohen, mund ti jepen privatit. Que vadis kryetar?”, ka pyetur Arifi.

TROTUARET PARKINGJE, MARIMANGA DHE BLLOKATORËT PRIVATIZOHEN! KUSH DO I RRJEP TETOVARËT?

🔴 Në seancën e 15 të Këshillit të Komunës së Tetovës u diskutua dhe u votuan nga makineria votuese pikat e rendit të ditës që kanë të bëjnë me mundësinë që firma private të menaxhojnë me parkingjet publike të qytetit.

🚨 Kryetari Bilall Kasami e pranoi se përveç rrugëve publike edhe trotuaret do shfrytëzohen për parkim të veturave. Marimanga dhe bllokatorët do i jepen ndonjë firme private dhe do u mundësohet ta kryejnë veprimin edhe pa prezencën e policisë.

❓ Gjithashtu, u bë e ditur se punohet në projektin e 3 garazhave në kate në qendër të qytetit (të premtuara që nga 2022), mirëpo edhe për këto projekte Kryetari Kasami e la të hapur mundësinë që mos realizohen ose ti jepen ndonjë kompanie private.

🚩 Nga sektori u njoftuam se sipas studimit të mobilitetit, përgjatë bulevardit të Ilindenit, planifikohet korsi e veçantë për autobusat, që do e parandalojë parkimin e automjeteve.