Pas një nate të vështirë, ekipet e zjarrfikësve kanë arritur të ndalin zjarrin që rrezikonte fshatrat Bonçe, Podmolje dhe Llopaticë në rajonin e Prilepit, ndërsa pjesa kryesore e zjarrit në Mariovë është vënë nën kontroll. Drejtori i Drejtoris për Mbrojtje dhe Shpëtim Stojançe Angellov bënë të ditur se situata mbetet më shqetësuese në Nikushtak të Likovës, ku zjarri është jashtë kontrollit dhe po lëviz drejt manastirit mbi Mateç dhe fshatit. Ekipet në terren vazhdojnë luftën me flakët, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për mundësi të riaktivizimit të zjarreve për shkak të temperaturave të larta.
Angelov njoftoi se në Mariovë i cili ka qenë edhe zjarri më i madh i sezonit është vënë nën kontroll dhe ekipet po punojnë për shuarjen përfundimtare, ndërsa rritja e temperaturave mbetet rrezik për riaktivizim.
Ndërkohë nga DMSH njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar mbi 32 zjarre në vend shumica tashmë janë shuar, ndërsa aktive mbeten vatrat në Makedonski Brod dhe Studeniçan. DMSH-ja apelon për kujdes maksimal, pasi temperaturat dhe bimësia e thatë rrisin rrezikun që edhe një shkëndijë e vetme të shkaktojë një zjarr të madh.
