Një prej gazetarëve me të drejtë vote për “Topin e Artë”, i cili nuk votoi për sulmuesin Vinicius Junior, është ai i cili përfaqëson El Salvadorin.

Ndryshe nga shumica e botës, ai kishte vendosur që të mos i jepte asnjë pikë brazilianit dhe ka dhënë argumentet e tij për këtë.

“Vinicius Junior nuk është një shembull i fair-play”, ka thënë fillimisht gazetari, duke iu referuar kriterit të tretë që “Topi i Artë” ka.

“Nuk jam i njëanshëm, por thjesht nuk e konsideroj Vinicius si lojtar vendimtar. Ai ka ndikim vetëm në një pjesë të vogël të fushës. Ai nuk është as në 10-shen më të mirë europiane”.

The post “Vinicius nuk është as në 10-shen e Europës”, gazetari sqaron votat e tij për Topin e Artë appeared first on Telesport.