Napoli ka marrë një fitore të vuajtur në transfertën ndaj Geonoa në “Luigi Ferraris”, me rezultatin 0-2. Ndeshje e vlefshme për javën e parë të sezonit të ri në Serie A.
Përgjithësisht ishte një ndeshje e ekuilibruar dhe disi e mërzitshme, pasi munguan rastet për të dy ekipet, të cilat u zgjuan në 10 minutat e fundit të kohës së rregullt.
Në minutën e 80-të, ishte rasti i parë i rrezikshëm i takimit, ku goditja e Djibril Soë përfundon ngjitur me shtyllën. Sfida u zhbllokua në minutën e 82-të, ku Kevin De Bruyne gjeti golin pas asistit të Antonio Vergara dhe pasi fitoi duelin në zonë me mbrojtësin kundërshtar, e dërgoi topin në rrjetë. SHIKOGOLIN
Në minutën e 87-të, Vergara gjen golin, pas asistit të De Bruyne. SHIKOGOLIN
Napoli i drejtuar nga Max Allegri e nis me fitore sezonin e ri, edhe pse me shumë vuajtje. Daniele De Rossi nuk i dha asnjë minutë në dispozion Mario Mitajt sot, i cili duhet të presë ende për të debutuar në Serie A.
Në ndeshjen tjetër, Cagliari fitoi 0-1 në transfertën ndaj Parmës, falë golit të Alessandro Romano në minutën e 79-të.
The post Allegri “djersit” shumë në ndeshjen e parë, por e shpëtojnë De Bruyne dhe Vergara (video) appeared first on Telesport.
