Bayern Munich e ka nisur me këmbë të mbarë sezonin e ri, duke fituar 1-2 ndaj Borussia Dortmundit, në finalen e Superkupës së Gjermanisë, e luajtur në “Signal Iduna Park”.

Finalja u zhbllokua në minutën e 28-të, ku blerja e kësaj vere, Nathaniel Brown gjeti golin, pas asistit të Olise. SHIKOGOLIN

Ky është goli i parë për Brown me fanellën e Bayern Munich, pas transferimit në verë për 55 milionë euro nga Eintracht Frankfurt. Në minutën e 37-të, Bayern i afrohet golit të dytë me Luis Diaz, por Gregor Kobel bëri një pritje fantastike.

Në fund të pjesës së parë, Ramy Bensebaini shënon për Dortmund, por goli anullohet për pozicion jashtë loje. Michael Olise dyfishoi shifrat për bavarezët në shtesën e pjesës së parë. SHIKOGOLIN

Në minutën e 75-të, u rihap takimi, pas golit të shënuar nga Fabio Silva, pas një kundërsulmi të shpejtë të verdhezinjve dhe asistit të Daniel Svensson. SHIKOGOLIN

Në minutat shtesë, verdhezinjtë mbetën me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të algjerianit Bensebaini, për ndërhyrje brutale ndaj Saibari. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, Bayern Munich fiton 1-2 dhe siguron trofeun e parë për këtë sezon.

The post Sezoni i ri, Bayern i vjetër. Bavarezët mposhtin Dortmundin në shtëpi dhe fitojnë trofeun e parë (video) appeared first on Telesport.