Në ditën e parë të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026” ende asnjë medalje nuk ka ardhur për Shqipërinë. Gjithsesi, mundësi Ardit Zeneli do të duelojë të dielën pasdite për medaljen e bronztë në peshën 67kg, të stilit greko-romak (pat fituar 11-3 në çerekfinale ndaj J.Sandron të Italisë).

Në gjysmëfinale, mundësi kuqezi u mund 6-3 nga algjeriani Fayssal Benfredj. Një duel që Zeneli po e fitonte 3-0 në pjesën e parë, por në të dytën erdhi përmbysja e afrikanit, që arriti të fitojë. Në sfidën për medaljen e bronzit, Zeneli do të duelojë ndaj grekut Stavros Ntounias.

Gara e kronometrit individual për meshku në çiklizëm nuk ka dhënë shumë rezultat për Shqipërinë. Çiklisti Lukas Sulaj Kloppenborg u rendit në vendin e 19-të. Ai dha kohën 24’21”, duke mbërritur në finish +4’16” nga fituesi.

Ndërsa çiklisti tjetër kuqezi që mori pjesë në këtë garë, Leo Piku, u rendit në vendin e 21-të. Ai dha kohën 24’42”, duke mbërritur në finish +4’36” pas fituesit. Pra, të dy garuesit kuqezinj nuk arritën dot zonën e medaljeve.

Në padel, ekipi Shqipëria 1, e përbërë nga dyshja Fjorald Curri-Kristian Naska, fitoi 2-0 (6-4, 6-4) ndaj ciftit nga Kosova. Ndërsa ekipi Shqipëria 2 (Martin Muedini-Alensio Serjani), u mund 2-1 (6-3, 2-6, 6-4) nga dyshja e ekipit të Monako.

The post “Taranto 2026”/ Zeneli në garë për medaljen e bronztë, garat e kronometrit në çiklizëm pa rezultat, një fitore në padel appeared first on Telesport.