Thibaut Courtois vlerësoi sulmuesin e ri Carlos Espi pas kontributit të tij vendimtar në fitoren 2-1 të Real Madridit ndaj Espanyol të shtunën.

Belgu gjithashtu kritikoi atë që e quajti trajtim të padrejtë të shokut të skuadrës Vinicius Junior, duke këmbëngulur se Cala i Espanyol meritonte të ndëshkohej me të kuq.

Duke iu referuar përplasjeve të lojtarëve të Espanyol me Vinicius, Courtois u tha gazetarëve pas ndeshjes: “Cala duhej të ishte përjashtuar më herët, qoftë për goditjen e tij ndaj Vinicius Junior apo për ndërhyrjen e tij ndaj Carreras, pasi ai tashmë kishte një karton të verdhë”.

“Sa i përket Espanyol, duhet të shikojë veten në pasqyrë së pari para se të flasë për të tjerët”, vazhdoi ai. “Është shumë e lehtë të gjykosh gjërat kur i shikon vetëm nga njëra anë”.

Espi hyri si zëvendësues në minutën e 80-të, dhe Courtois nuk i kurseu elozhet për të. “Ai është një bishë, ndonjëherë e shoh duke u përballur me Konate dhe Rudiger gjatë stërvitjes. Është vërtet mbresëlënëse, jemi shumë të lumtur për të. Ndikimi i lojtarit që vjen nga stoli mund të jetë po aq i fortë sa ndikimi i lojtarëve që e fillojnë ndeshjen”.

“Ne e quajmë Joselu Junior,” shtoi portieri, një shenjë respekti për ish-sulmuesin e Real Madridit, Joselu, dhe talentin e tij për kontribute vendimtare nga stoli.

The post “Ai është një bishë”, Courtois: Espanyol duhet të shihet në pasqyrë appeared first on Telesport.