Polemikat nuk mbarojnë pas fitores 2-1 të Bayern Munich në Superkupën e Gjermanisë në Signal Iduna Park kundër Borussia Dortmund.
Trajneri i verdhezinjve, Niko Kovac, ka vënë në shënjestër Aaron Danks, asistentin e Vincent Kompany në stolin e Bayernit, pasi ai u përfshi në një shkëmbim verbal mjaft të nxehtë në stol gjatë ndeshjes.
Trajneri i Dortmundit preferoi të mos zbulonte fjalët e sakta që shqiptoi bashkëkombësi i tij, ndërsa theksoi se nuk kishte dyshime për fyerjen që mori: “Anglishtja ime është mjaft e mirë, kështu që e kuptova saktësisht se çfarë po përpiqej të thoshte”, tha Kovac për Kicker.
Trajneri i Borussia-s më pas kërkoi një gjest formal nga asistenti i Kompany: “Kjo nuk ishte sjellje e pranueshme. Tani i takon atij të bëjë gjënë e duhur: ai thjesht duhet të më kërkojë falje”.
The post “Duhet të kërkojë falje”, Kovac kundër ndihmësit të Kompany: E kuptoj shumë mirë anglishten appeared first on Telesport.
