Gazetare: Ilirida Sulejmani
Situata me zjarret në hapësira të hapura vazhdon të mbetet alarmante. Sipas të dhënave të fundit nga Qendra për Menaxhim me Kriza, janë regjistruar gjithsej 13 zjarre, prej të cilave 10 janë aktive, 2 janë nën kontroll, kurse 1 është shuar.
Zjarret aktive janë regjistruar në disa rajone të vendit, ku në Prilep vazhdojnë të jenë aktive dy vatra, në fshatrat Bonçe dhe Lopaticë, kryesisht në zona me bimësi të ulët. Gjithashtu flakët kanë përfshirë pyje me pisha edhe në Dellçevë.
Një nga zonat më problematike vazhdon të mbetet rajoni i Studeniçanit dhe Zelenikovës, ku zjarri drejtohet kah Morana, Vërtekica, Ramni Gaber dhe Paligradi, duke përfshirë pyje të përziera. Zjarret hasen aktive edhe në Cvetovë të Studeniçanit, Makedonski Brod, Kërçovë, Zhelinë dhe Likovë.
Në ndërkohë, janë vënë nën kontroll dy zjarre në komunën e Vrapçishtit, në fshtrat Lomicë dhe Gjurgjevishtë si dhe në Mavrovë-Rostushë në fshatin Cerovë, ndërsa vetëm një zjarr në Sllatinë të Tearcës është shuar plotësisht. Autoritetet njoftuan se mbrëmë kanë arritur të shuajnë një zjarr të madh në afërsi të Strumicës.Nuk ka pasur dëme të mëdha, megjithëse flakët depërtuan në oborret e shtëpive dhe vilave në zonën e Sofilarit.
Atmosferë- https://www.youtube.com/watch?v=iQYND9ZmaGs
Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim bënë të ditur se vetëm gjatë ditës së djeshme, në nivel shtetëror janë regjistruar më shumë se 30 zjarre në hapësira të hapura, duke rrezikuar vendbanime. Sipas parashikimeve nuk pritet reshje shiu dhe temperaturat do të vazhdojnë ende me intensitet të lartë.
“Gjatë ditës së djeshme, në nivel shtetëror kemi pasur më shumë se 30 zjarre në hapësira të hapura.Disa prej tyre rrezikuan vendbanime, siç ishte zjarri pranë varrezve në Prilep.Është mirë që nuk kemi të vdekur,nuk kemi të plagosur,nuk kemi shtëpi të djegura.Situata është alarmantë.Temperaturat e larta vazhdojnë edhe sot edhe në ditët në vijim.Nuk do të ketë reshje shiu në ditët në vijim”, deklaroi Stojançe Angellov.
Në operacionin për shuarjen e zjarreve kanë marrë pjesë 3 avionë dhe dy automjete speciale të Dretorisë për Mbrojte dhe Shpëtim, një helikopter i Ministrisë së Punëve të Brendshme, ekipet e Brigadës së Mbrojtjes nga Zjarri të Qytetit të Shkupit si dhe ekipet e Pyjeve Nacionale./Alsat.mk.
The post Situata me zjarret në hapësira të hapura vazhdon të mbetet alarmante appeared first on Alsat.
