Vetëm një javë para përfundimit të merkatos së verës, një atmosferë në dukje e qetë mbretëron në Inter. Objektivi kryesor i Marotta dhe Ausilio është të transferojnë Kristjan Asllani dhe Yanis Massolini, të cilët janë në thelb dy lojtarët e fundit të ashtuquajtur të tepërt, që nuk parashikohen në planin e Cristian Chivu.

Bisedat për mesfushorin shqiptar janë konfirmuar te Monza, por francezi mbetet i hapur, i vendosur të marrë më shumë kohë loje, por jo të bjerë në një divizion më poshtë. “Ne jemi të vëmendshëm për të shfrytëzuar çdo mundësi, duke koordinuar diskutimet me trajnerin falë gatishmërisë së pronarëve”, tha presidenti Marotta.

Nëse ekziston mundësia për të investuar më tej, ne do ta bëjmë këtë, edhe nëse kjo skuadër është shumë konkurruese ashtu siç është”, shtoi më tej Marotta, duke lënë të hapur një transferim të “minutës së fundit” nëse do të jetë e mundur, një lojtar që i përshtatet plotësisht projektit të Inter.

Chivu po kërkon një lojtar sulmues që mund të ndryshojë ritmin dhe të luajë ndryshe nga lojtarët që janë tashmë në skuadër. Ndaj, do të bëhet një përpjekje dhe ndoshta ekziston një lloj “Mister X” në mendjet e drejtuesve zikaltër, për të cilin shumë pak janë të vetëdijshëm ende.

The post Dy largime të detyrueshme për Inter, përfshi Asllani dhe më pas një blerje e “minutës së fundit” appeared first on Telesport.