Juventus e nisi me fitore sezonin e ri në Serie A, pasi mposhti 0-1 Frosinone në transfertë. Megjithatë, gëzimi i fitores në javën e parë është zbehur nga dëmtimi në këmbë i Kenan Yildiz, që ka rezultuar shumë më i rëndë nga sa u mendua fillimisht.
Sipas La Gazzetta dello Sport, kontrolli mjekësor që ka kryer Yildiz paraditen e sotme ka dhënë rezultate aspak të mira. Yildiz do të qëndrojë jashtë fushës së lojës rreth dy muaj dhe se ndërhyrja kirurgjikale mbetet ende një mundësi për të përmirësuar problemin me këmbën e tij.
Edhe pse ka ende një javë të mbetur në merkato, duket e vështirë që Juventus të gjejë në treg një zëvendësues të denjë për Yildiz. Mungesa e fantazistit turk për një periudhë të mirë, do të jetë padyshim një dhimbje e shtuar koke për Luciano Spalletti-n.
The post Askush nuk e priste të ndodhte kështu. Juventus merr lajmin e hidhur menjëherë pas fitores në javën e parë appeared first on Telesport.
