Barcelona e nisi me këmbë të mbarë sezonin e ri në La Liga, duke fituar bindshëm 0-5 ndaj Elche në transfertë. Një nga lojtarët që ra në sy në këtë takim ishte Xavi Espart, mbrojtësi 19-vjeçar i cili shkëlqeu në krahun e majtë të mbrojtjes, duke bërë të mos ndihej aspak mungesa e Alejandro Balde.
19-vjeçari përfundoi 85% të pasimeve të tij dhe fitoi shtatë duele në tokë nga 11. Ai gjithashtu doli i pari në tre beteja ajrore, realizoi një driblim të suksesshëm, bëri dy ndërhyrje, dy përgjime, pesë largime topi dhe gjashtë rikuperime topi. Dhe të gjitha këto i ka bërë në një pozicion që nuk është i zakonshmi për të, pasi më shumë mbulon krahun e djathtë.
Flick e kishte lavdëruar Espartin marsin e kaluar, duke thënë se i pëlqente ta shihte duke luajtur për shkak të besimit të tij të madh në top. Trajneri i Barçës vuri në dukje se i riu i kujtonte Lahm, një lojtar që ndihej rehat në më shumë se një rol, qoftë në mesfushë apo si mbrojtës i krahut. Edhe pse është shpejt për ta thënë, Espart duket në gjurmët e Philipp Lahm.
Pas suksesit me Spanjën në Euro U-19, Espart po tregon se është gati të jetë titullar te Barcelona, edhe pse konkurrenca aty nuk është aspak e lehtë.
The post Flick gjen një “Philipp Lahm” të ri te Barcelona, shkëlqeu ndaj Elche appeared first on Telesport.
