Brahim Diaz nuk luajti për asnjë minutë në ndeshjen e parë të Real Madridit për këtë sezon të ri në La Liga. Defensa Central aporton, nëpërmjet njerëzve pranë lojtarit, se ai nuk ndjeu zemërim apo pakënaqësi që u la jashtë kundër Espanyol.

Marokeni nuk ka asnjë lloj hatërmbetjeje me Jose Mourinhon, pse zgjodhi të luante me Jude Bellingham si titullar e më pas preferoi Yan Diomande, para tij. Diaz është i vetëdijshëm për konkurrencën e madhe që ka në ekip, po ashtu është i vetëdijshëm që gëzon respektin dhe besimin e Jose Mourinho.

Sipas raportimit në fjalë, Brahim Diaz mund të jetë titullar ndaj Real Sociedad në mesjavë. Edhe nëse nuk e nis si titullar, është e sigurt që për të do të ketë minuta në dispozicion në këtë takim. Për marokenin ka pasur interes konkret nga Manchester City dhe Juventus, por ai ka vendosur të qëndrojë te Real Madrid pas bisedës që bëri me Jose Mourinhon, pasi u rikthye në ekip pas përfundimit të Botërorit.

The post Nuk luajti asnjë minutë ndaj Espanyol, Brahim Diaz thyen heshtjen pas vendimit të Mourinho-s appeared first on Telesport.