Barcelona bëri një debutim spektakolar në La Liga, duke mposhtur Elche me një fitore të thellë 5-0 në javën e parë të sezonit. Në një skuadër pa një “numër 9” të përhershëm, ishte Raphinha ai që zuri vendin qendror, duke shënuar dy gola mahnitës dhe duke udhëhequr sulmin e “blaugranasve” me autoritet.

Anësori Bbazilian, në një koment për mediat foli nëse skuadra ende ka nevojë për një qendërsulmues të vërtetë në treg: “A ka nevojë Barça për një numër 9? Do t’ia lë këtë presidentit, Deco dhe trajnerit. Ne thjesht do të dalim atje dhe do të bëjmë gjithçka që trajneri na kërkon me vendosmërinë më të madhe

.”

Ish-lojtari i Leeds theksoi më pas fleksibilitetin e madh taktik të skuadrës: “Nuk ka shumë rëndësi nëse luaj si numër nëntë, sulmues qendror apo anësor. Unë besoj fuqimisht se ky grup ka cilësinë dhe aftësinë për t’u përshtatur në çdo pozicion në fushë.”

The post Barça shënoi 5 gola pa një sulmues të vërtetë, Raphinha thumbon klubin në lidhje me ardhjen e një “numri 9” appeared first on Telesport.