Anthony Gordon nuk mund të kishte kërkuar një debutim më të mirë për Barcelona. Anësori anglez, i cili mbërriti në qershor nga Newcastle për rreth 80 milionë euro, ishte menjëherë vendimtar në fitoren 5-0 të skuadrës “blaugrana” ndaj Elche.
Anglezi hyri në fushë pak pas minutës së 60-të dhe iu deshën vetëm dy minuta për të asistuar Raphinha për golin e tij të dytë të mbrëmjes. Katër minuta më vonë, anglezi asistoi Fermin, duke i lejuar atij të shënonte në një portë praktikisht të zbrazët.
“Ishte një debutim ëndrrash,” tha Gordon, duke shtuar: “Por skuadra është gjithmonë e para, veçanërisht në një klub si ky. Dua gjithashtu të përgëzoj Adeyemi, sepse pati një ndeshje të shkëlqyer. Ai shënoi golin e tij të parë dhe gjithashtu punoi shumë në tranzicionet mbrojtëse. Jam vërtet i lumtur për të.”
“Ishte një performancë e shkëlqyer. Mendoj se ishte një fillim perfekt: pesë gola të shënuar dhe asnjë i pësuar. Luajtëm futboll vërtet të mirë, shënuam gola fantastikë dhe, më e rëndësishmja, mendoj se mbrojtësit bënë disa ndërhyrje të shkëlqyera dhe bllokime vendimtare
“Jam ndjerë vërtet mirë që kur kam ardhur, djemtë më bënë të ndihem i mirëpritur menjëherë. Tashmë ndihem si në shtëpi. Qyteti është fantastik, njerëzit janë shumë miqësorë dhe mendoj se do të përmirësohem vetëm sa më gjatë të kaloj këtu“, deklaroi Gordon.
The post Dy asist në 4 minuta në debutimin e tij me Barcelona: Nuk e kisha imagjinuar këtë, rëndësi ka skuadra appeared first on Telesport.
