Enzo Maresca, trajneri i Manchester City, beson se pozicionimi i Marc Guehi në mesfushë është i rëndësishëm për ekuilibruat e skuadrës. Mbrojtësi anglez luajti në një pozicion më të avancuar në debutimin sezonal në Premier League.

Në atë ndeshje “citizens” fituan 2-1 dhe Guehi ishte një nga autorët e golave për skuadrën e Maresca. “E njoh Marc nga koha e tij në Palace dhe gjithmonë kam menduar se ai mund të luajë në mesfushë, sepse është shumë i mirë. E provuam këtë zgjidhje për disa ditë dhe mendoj se ai luajti mirë.”

Lidhur me formën aktuale të lojtarëve të tij, ai shtoi: “Kemi katër ose pesë lojtarë që mbërritën shumë vonë, vetëm dy javë më parë. Praktikisht është ende parasezon për ta”.

“Erling është një prej tyre, ashtu si Anderson, Marc Guehi dhe Nico O’Reilly. Patëm katër ose pesë në këtë situatë. Është e komplikuar për ta, por ata kanë bërë një përpjekje të madhe për të ndihmuar ekipin”, tha Maresca.

The post Maresca: Kemi 4-5 lojtarë që kanë vetëm dy javë me ne, ata po luajnë pa një fazë përgatitore appeared first on Telesport.