Xavi Hernandez është prezantuar ditën e sotme si trajneri i ri i Holandës, pas largimit të Ronald Koeman, pas eliminimit të shpejtë në Botërorin e fundit.

Xavi fitoi betejën finale kundër Michael Reiziger pasi Pep Guardiola dhe Arne Slot refuzuan propozimin e Nigel de Jong, Drejtorit të Futbollit në Federatëm Holandeze.

“Nuk më intereson nëse jam zgjedhja e tretë apo e dhjetë. Jam i nderuar që jam trajneri i Holandës. Nigel de Jong erdhi në shtëpinë time në Barcelonë pasi kontaktoi agjentin tim dhe ne klikuam që nga momenti i parë.

Kam shumë lidhje me këtë vend. Ndihem sikur do të shkoj në universitetin e futbollit. Dua që ekipi im ta ketë gjithmonë topin, por me pasion. Jemi këtu për të garuar, jemi këtu për t’u argëtuar dhe jemi këtu për të fituar. E përsëris: jemi këtu për të fituar. Dua të krijoj një familje të shkëlqyer këtu”, tha Xavi.

The post “Nuk më intereson nëse jam zgjedhja e tretë apo e dhjetë”, Xavi prezantohet te Holanda: Kam ardhur në universitetin e futbollit appeared first on Telesport.