Gabriel Martinelli pritet të largohet nga Arsenal gjatë këtyre ditëve të fundit të merkatos. Anësori brazilian është futur në vitin e fundit të kontratës me londinezët, e cila skadon në qershor të vitit 2027.

Duke mos pasur një rinovim të ri, pasi nuk bën pjesë në projektin e Mikel Arteta, Martinez duhet të gjejë një ekip të ri për sezonin e ardhshëm. Sipas medieve angleze dhe jo vetëm, Martinelli është shumë pranë zyrtarizimit tek Al-Hilal për shifrën 60 milionë euro, sipas kushtit të vendosur nga Arsenal.

Gjatë gjithë karrierës së tij me Arsenalin, Martinelli numëron 278 paraqitje. Ai ka shënuar 62 gola dhe ka dhënë 38 asiste. Sezonin e kaluar ai fitoi Premier League me klubin. Vendin e tij në ekip do të zërë transferimi i kryer këtë verë, Christos Tzolis nga Club Brugge për 40 milionë euro.

The post Ka luajtur afër 300 ndeshje me klubin, por nuk preferohet nga Arteta. Arsenal e nxjerr në shitje për 60 milionë euro appeared first on Telesport.