Përkohësisht ndalohet peshkimi në Liqenin e Mavrovës, ndërsa do të kufizohet edhe përdorimi i mjeteve lundruese për shkak të mbajtjes së Kampionatit Botëror në peshkim.

Nga Enti Publik Nacional Parku “Mavrovë” informojnë se ndalimi i peshkimit sportiv, rekreativ dhe çdo lloj tjetër hyn në fuqi më 26 gusht dhe do të zgjasë deri më 7 shtator 2026, pra deri në përfundimin e plotë të kampionatit.

Vendimi është marrë me qëllim të mbrojtjes së peshqit të hedhur posaçërisht për garën, e cila është ngjarje zyrtare e rangut më të lartë në kuadër të FIPSed.

Në të njëjtën periudhë ndalohet, përkatësisht kufizohet edhe lundrimi dhe përdorimi i të gjitha mjeteve lundruese në Liqenin e Mavrovës.

Nga ndalimi përjashtohen mjetet lundruese të policisë, shërbimeve të shpëtimit dhe institucioneve të tjera kompetente, kur përdorimi i tyre është i domosdoshëm për sigurinë dhe organizimin e ngjarjes.

Nga Nacional Parku i informojnë sportistët peshkatarë dhe përdoruesit e tjerë të liqenit që t’i respektojnë masat gjatë periudhës së caktuar.

The post Nga nesër ndalohet peshkimi në Liqenin e Mavrovës, kufizohet edhe lundrimi appeared first on Alsat.