Tirana Futsal e ka nisur me një fitore spektakolare aventurën në fazën para-eliminatore të UEFA Futsal Champions League 2026/27, teksa kampionët e Shqipërisë kanë përmbysur APOEL-in dhe kanë triumfuar me rezultatin 8-6 në Parkun Olimpik “Feti Borova”.

Skuadra qipriote e nisi më mirë takimin, duke shënuar dy herë në minutën e parë me Fagundes, por Tirana reagoi menjëherë. Maxharraj shënoi në minutën e 8-të, ndërsa Selmanaj realizoi në minutën e 11-të. Fagundes kompletoi tripletën personale në minutën e 12-të, por Muca barazoi shifrat në minutën e 13-të.

Bardheblutë vijuan presionin dhe përmbysën rezultatin në fundin e pjesës së parë. Limani shënoi në minutën e 18-të, ndërsa Kelmendi realizoi në minutën e 19-të, duke i dhënë Tiranës avantazhin.

Në pjesën e dytë, kampionët e Shqipërisë vazhduan të ishin dominues. Selmanaj shënoi golin e dytë personal në minutën e 24-t, ndërsa Alibegu realizoi në minutën e 25-të. Pak më vonë, Kelmendi shënoi edhe golin e tij të dytë në minutën e 26-të, duke e çuar rezultatin në 8-3.

APOEL reagoi me Dos Santos Sousa në minutën e 29-të dhe Tzakidis në minutën e 31-të, por Tirana Futsal arriti të ruajë avantazhin dhe të menaxhojë minutat e fundit të sfidës.

Tzakidis shënoi sërish në minutën e 39-të, por nuk mjaftoi për të ndryshuar fatin e takimit. Tirana Futsal siguroi një fitore të madhe 8-6, duke e nisur në mënyrën më të mirë aventurën europiane.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Hjørring mposhti Cardiff-in me rezultatin e thellë 9-2.

Ndeshjen e dytë në këtë turne, Tirana Futsal do ta zhvillojë nesër, më 27 gusht, në orën 20:45, ndaj Futsal Club Cardiff, sërish në Parkun Olimpik “Feti Borova”.

Kalendari i plotë i ndeshjeve:

Hjørring Futsal Klub 9-2 Futsal Club Cardiff
APOEL FC Nicosia 6-8 Tirana Futsal

APOEL FC Nicosia vs. Hjørring Futsal Klub, 27 gusht, ora 17:00, Parku Olimpik “Feti Borova”
Tirana Futsal vs. Futsal Club Cardiff, 27 gusht, ora 20:45, Parku Olimpik “Feti Borova”

Futsal Club Cardiff vs. APOEL FC Nicosia, 29 gusht, ora 17:00, Parku Olimpik “Feti Borova”
Tirana Futsal vs. Hjørring Futsal Klub, 29 gusht, ora 20:45, Parku Olimpik “Feti Borova”

The post UEFA Futsal Champions League: Fitore spektakolare e Tiranës në ndeshjen e parë ndaj APOEL appeared first on Telesport.