Real Madrid i Jose Mourinho ka arritur dy fitore në dy ndeshje të luajtura deri më tani në La Liga, me “los blancos” që mposhtën 4-1 Real Societad. Tri gola të Kylian Mbappe, një i Vinicius Junior si dhe dy asist Jude Bellingham, tregon se sulmi i Real funksion mirë.
Mourinho zgjodhi të njëjtën skuadër që rrëmbeu një fitore 2-1 ndaj Espanyol pak ditë më parë. Ai tha se do të ishte e vështirë, por jo e pamundur të mblidheshin tre emrat më të mëdhenj të ekipit në të njëjtën skuadër, të gjithë në formën e tyre më të mirë dhe kjo ndeshje sugjeroi se ai është në rrugën e duhur.
“Ky djalë është i pabesueshëm,” tha Mourinho për Mbappe, ndërsa vlerësoi gjithashtu paraqitjen e përgjithshme të Madrid: “E shoh atë me të vërtetë të etur për të bërë histori
“Është spektakolare, e pabesueshme të kesh Mbappe, duhet ta shijojmë dhe ta shfrytëzojmë sa më shumë që të jetë e mundur. Duhet t’i japim një mijë topa që të ndihet rehat, të shënojë gola dhe të jetë i lumtur”, shtoi më tej Jose Mourinho.
The post Mourinho: Mbappe i uritur për të bërë histori, duhet ta shfrytëzojmë sa më shumë të jetë e mundur appeared first on Telesport.
