David Raya thotë se Arsenal dëshiron të bëhet fitues serial pasi i dha fund pritjes 22-vjeçare për një titull të Premier League. Arsenal është rikthyer për sezonin e ri me një bum, pas një triumfi tërheqës 3-0 në Community Shield kundër Manchester City dhe me një fitore me të njëjtin rezultat në ndeshjen e tyre hapëse në kampionat.
“Duam të bëhemi fitues serialë, jo vetëm të një titulli. Mendoj se do të na duhet të sulmojmë përsëri Premier League, kupat e Champions League sepse duam më shumë. Ne i duam të gjitha trofetë dhe jemi të bindur se mund të mposhtim këdo në çdo kohë. Thjesht duhet të përqendrohemi te vetja dhe të bëjmë më mirë se sezonin e kaluar“, tha Raya.
“Sezoni i kaluar ishte i pabesueshëm, kolektivisht dhe individualisht. Mendoj se e meritonim të ishim atje dhe të ishim kampionë, kështu që kjo ishte gjëja më e rëndësishme.
Më tej, Raya tha: “Mendoj se mund ta mbrojmë titullin. Ardhjet e reja në ekio na kanë përforëcuar, do të shtojnë shumë konkurrencë brenda ekipit. Nuk mund të ndalemi këtu. Duam të vazhdojmë të fitojmë, të vazhdojmë të ndërtojmë rrugën tonë.”
The post David Raya: Nuk kënaqemi vetëm me një trofe, duam të bëhemi fitues serialë appeared first on Telesport.
