Në katër fshatra të Tetovës është ndaluar konsumimi i ujit nga ujësjellësi, pasi analizat kanë treguar se nuk i plotëson kushtet për konsum. Bëhet fjalë për vendbanimet Reçicë e Vogël, Reçicë e Madhe, Poroj dhe Xhepçisht, përcjell TV21. NPK „Sharri“ njofton se ndalesa mbetet në fuqi deri në një njoftim të ri nga institucionet kompetente, ndërsa banorëve u bëhet thirrje të mos e përdorin ujin për pije apo konsum. Nga ndërmarrja sqarojnë se këto katër fshatra nuk furnizohen nga ujësjellësi i qytetit të Tetovës dhe se përgjegjësia për furnizimin dhe menaxhimin e ujit është në kompetencë të strukturave lokale.