Egnatia dhe Dinamo luajnë sonte ndeshjet e tyre më të rëndësishme në histori në Europë. Në Qipro, Dinamo po përballet me Pafos. Pjesa e parë është mbyllur në barazim 1-1.

Blutë e drejtuar nga Ilir Daja gjetën avantazhin që në minutën e 8-të, ku pas një aksioni të shpejtë dhe një rrëmbimi fantastik të topit nga kundërshtari të Malomo dhe asistit të Silva Richard, ishte David Fadairo, i cili dërgoi topin në rrjetë. SHIKOGOLIN

Vendasit barazuan shpejt shifrat në minutën e 12-të, ku Ken Sema shënoi nga distanca. Topi përfundoi në rrjetën e Aldo Teqja, i ndikuar edhe nga një devijim. Dinamo pretendoi për faull ndaj Malomo gjatë aksionit, por për arbitrin ishte në rregull. Ndeshja e parë është mbyllur në barazim 1-1.

Egnatian e ndajnë edhe 45 minuta nga historia. Pjesa e parë në transfertën ndaj Lillestrom është mbyllur 0-1 për rrogozhinasit. Egnatia gjeti golin në minutën e 33-të, ku pas një krosimi të Fernando Medeiro nga goditja e këndit ishte Eljon Sota që shënoi me kokë. Ndeshja e parë në Rrogozhinë është mbyllur 0-0. SHIKOGOLIN

Ndërkohë, Drita po barazon pa gola në transfertën ndaj Inter Escaldes. Ndeshja e parë është mbyllur në barazim 2-2.

The post Egnatia 45 minuta larg historisë, Dinamo dhe Drita ende në lojë. Mbyllen pjesët e para appeared first on Telesport.