Në orën 18:00 në Monaco u hodh shorti për fazën e grupeve në Champions League. Ashtu si edhe në dy vitet e kaluara, edhe këtë vit secila nga skuadrat do të luajë 8 ndeshje, 4 në shtëpi dhe 4 në udhëtim.
Ekipet që përfundojnë në fund të tetë ndeshjeve në tetë vendet e para kualifikohen direkt për në raundin e 1/16-ve. 16 ekipet e renditura nga vendi i 9-të deri në vendin e 24-të shkojnë në play-off, ku tetë prej tyre do të kualifikohen për në raundin e 1/16-ve.
Ekipet e renditura nga vendi i 25-të deri në vendin e 36-të eliminohen dhe e mbyllin këtu rrugëtimin në Europë.
Ndeshjet e para do të zhvillohen nga 8 deri në 10 shtator 2026, me raundin e fundit të caktuar për 27 janar 2027. Finalja spektakolare do të zhvillohet në kryeqytetin spanjoll, Madrid, në “Metropolitano” më 5 qershor 2027.

The post CHAMPIONS LEAGUE: Hidhet shorti për fazën e grupeve, përballje që premtojnë spektakël appeared first on Telesport.
