UEFA po përgatit një padi penale kundër Presidentit të FIFA, Gianni Infantino, në gjykatat zvicerane për keqmenaxhim të mundshëm financiar në lidhje me planin e tij të dështuar për t’ua shitur fitimet e ardhshme të Kupës së Botës investitorëve privatë.
UEFA njoftoi se ka paraqitur dokumente në një gjykatë të Manhattan, duke kërkuar paraqitjen e provave nga fondi i investimeve Thrive Capital Management me seli në Nju Jork.
Fondi, i krijuar nga Joshua Kushner, dhëndri i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, pritej të ishte investitori kryesor, duke synuar t’i paguante FIFA 4.2 miliardë dollarë për një aksion prej 20% në një degë të krijuar posaçërisht për të menaxhuar aspektet tregtare të ngjarjeve të mëdha të futbollit, përfshirë Kupën e Botës.
“UEFA dhe avokatët e saj po shqyrtojnë fillimin e procedurave penale zvicerane kundër Infantinos dhe ndoshta zyrtarëve të tjerë të FIFA-s për keqmenaxhim sipas Nenit 158 të Kodit Penal Zviceran
Dokumenti sugjeron që shifra prej 4.2 miliardë dollarësh mund të jetë një “çmim mashtrues jashtë tregut i promovuar nga Infantino për përfitimin e tij”. Presidenti i FIFA braktisi planin e shitjes më 1 gusht, pas protestave të forta nga drejtuesit më të lartë të futbollit botëror, përfshirë UEFA-n.
The post UEFA dërgon FIFA në gjykatë: Jemi gati të ndërmarrim veprime penale kundër Infantino për keqmenaxhim fondesh appeared first on Telesport.
