Pasi Julian Alvarez ka refuzuar përfundimisht mundësinë e transferimit tek Arsenal, Mikel Arteta ka gati planin B, për të forcuar sulmin për këtë sezon të ri.

Sipas The Independent”, Arsenal po mendon për transferimin e Marcus Rashford në formë huazimi. Rashford nuk është në planet e Michael carrick dhe shanset për të qëndruar te Manchester United pas rikthimit nga Barcelona, janë të vogla.

Pavarësisht se Rashford mori disa minuta në dispozicion në ndeshjen hapëse të këtij sezoni në humbjen 2-0 ndaj Hull City, qëndrimi i tej i mëtejshëm te “Djajtë e Kuq” duket një mision tepër i vështirë.

Arteta e ka zgjedhur Rashfordin si përforcimin ideal për krahun e majtë të sulmit, pasi Gabriel Martinelli pritet të zyrtarizohet shumë shpejt tek Al-Hilal në Arabinë Saudite. Rashford mund të jetë një lëvizje e mirë për t’u alternuar me Christos Tzolis. Po ashtu, Rashofrd mund të luajë edhe si qendërsulmues.

The post Nga Barcelona tek Arsenal? Plani befasues i Arteta për të forcuar sulmin, pas refuzimit të Julian Alvarez appeared first on Telesport.