Pavarësisht shpenzimeve marramendëse në merkato, Tottenham i drejtuar nga Roberto De Zerbi po vuan shumë këtë fillim sezoni dhe në dy javët e para numëron zero pikë.

Pas humbjes 3-0 ndaj Brentford në javën e parë, sot Tottenham është mposhtur në fushën e vetë 0-2 nga Newcastle. Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, pjesa e dytë foli e gjitha për “Qymyrxhinjtë”.

Në minutën e 62-të, ishte Anthony Elanga i cili shënoi një gol tejet të bukur, me një goditje fantastike brenda zonës, pas asistit të Amar Dedic. SHIKOGOLIN

Në minutën e 72-të, Yoane Wissa dyfishoi shifrat për “Qymyrxhinjtë” me një gol shumë të bukur, me gjysmë-rroveshatë, pas një topi të ardhur nga goditja e këndit. SHIKOGOLIN

Rezultati final nuk ndryshoi deri në fund, 0-2. Newcastle merr një fitore të madhe në Londër, ndërsa Tottenham duhet të presë ende për pikët e para të këtij sezoni.

 

The post Bëri namin në merkato, por Tottenham nuk po “ndez” këtë sezon të ri dhe “fiket” nga Newcastle (video) appeared first on Telesport.