Kanë përfunduar dy ndeshjet e para për javën e dytë në “Abissnet Superiore”. Në “Arenën e Demave”, Partizani është mundur 1-2 nga Laçi.

Sfida u zhbllokua që në minutën e 7-të, ku pas një gabimi të David Atanaskoski, ishte Stiven Bibo i cili realizoi një gol spektakolar, me një goditje të bukur me të jashtmen nga jashtë zonës së rreptësisë. SHIKOGOLIN

Minutat në vijim ishin më të mira për kurbinasit, që patën disa raste me Hajrrulah Tolën dhe Sandër Kalaj, por pa i shfrytëzuar dot siç duhej. Në minutat e fundit shtesë, Partizani mbetet me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq ndaj Albion Markut, pas ndërhyrjes së rëndë ndaj kundërshtarit. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Laçin.

Në minutën e 74-të, Stiven Bibo dyfishoi shifrat, pas dërgoi në rrjetë topin e kthyer mbrapsht nga pritja e Pano Qirko ndaj David Ogah. Sfida mbyllet 0-2 për kurbinasit. SHIKOGOLIN 

Altin Aliu shënoi golin e vetëm për Partizanin në shtesë, por nuk kishte më kohë dhe sfida mbyllet 1-2 për kurbinasit.

Në “Elbasan Arena”, Elbasani dhe Vllaznia janë ndarë në barazim 1-1. Shkodranët e nisën vrullshëm, duke goditur traversën që në minutën e 2-të me Bekim Balaj, i cili provoi një gol spektakolar.

Sfida u zhbllokua në minutën e 18-të, ku pas një kombinimi të bukur në zonë mes Edon Murataj dhe Bekim Balaj, ku sulmuesi 24-vjeçar dërgoi topin në rrjetë. Pjesa e parë ishte më e mirë për shkodranët, të cilët e mbyllin në avantazh 0-1. SHIKOGOLIN

Në minutën e 73-të në pjesën e dytë, shkodrani Rubin Hebaj gjeti golin për Elbasanin dhe barazoi shifrat 1-1, që nuk ndryshuan deri në fund. Në minutat shtesë, shkodranët shënuan dy gola, por u anulluan të dy për pozicion jashtë loje. Edi Martini u ndëshkua me karton të kuq për shkak protestash. SHIKOGOLIN

The post Abissnet Superiore: Laçi spektakël ndaj Partizanit, një shkodran ndal Vllazninë në Elbasan (video) appeared first on Telesport.