Dortmund e ka nisur me fitore sezonin e ri, pasi mposhti 2-0 Hamburger SV në “Signal Iduna Park”. Ndeshje e vlefshme për javën e parë të sezonit të ri në Bundesligë.
Verdhezinjtë gjetën avantazhin që në minutën e 9-të, me një gol të bukur të të zakonshmit, Serhou Guirassy, pas asistit të Konstantinos Karetsas. Asisti i parë për grekun në Bundesligë. SHIKOGOLIN
Në fund të pjesës, Dortmund dyfishoi shifrat me Konstantinos Karetsas, por që për fatin e tij jo të mirë u quajt autogol, pas devijimit në fund nga kundërshtari. SHIKOGOLIN
Pjesa e parë mbyllet 2-0 për vendasit. Në minutën e 77-të, Dortmund mbetet me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq të Samuele Inacio. Italiani bëri një ndërhyrje brutale ndaj kundërshtarit.
Pavarësisht disavantazhit numerik në fushë për minutat e mbetura, rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Dortmund fiton 2-0.
The post Dortmund nuk e diskuton Hamburger dhe e nis me këmbë të mbarë sezonin e ri (video) appeared first on Telesport.
