Të enjten në Gjermani, 52 vjeçari nga Tetova, Taxhedin Murati, ka rënë skelet prej katit të katërt dhe pas lëndimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje. Lajmin e konfirmuan të afërm të të ndjerit, i cili njëherit është babai i Hafiz Almir Muratit, Hoxhës së Xhamisë së Larme në Tetovë.
Per varimin do të ketë njoftim shtesë, ndërsa lajmi për aksidentit ka zënë vend edhe në mediat gjermane.
Sipas Policisë së Brandenburgut, rreth orës 12:50, një punëtor 52-vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut, po punonte në një skelë kur, për një arsye që ende nuk është sqaruar, ra nga kati i katërt i skelës. Ekipet e emergjencës tentuan ta reanimonin, por ai ndërroi jetë në vendngjarje. Policia e konsideron paraprakisht një aksident pune; është përfshirë edhe Zyra për Mbrojtjen në Punë dhe përdorimi i skelës është ndaluar përkohësisht ndërsa hetohet shkaku.
