Pjesa e parë në “Unipol Domus” mes Cagliarit dhe Interit, është mbyllur 0-1 për zikaltrit. E vlefshme për javën e dytë në Serie A.
Sfida u zhbllokua në minutën e 9-të, ku Hakan Calhanogolu shënoi me një goditje të lehtë me të djathtën nga distanca, pas asistit të Nicolo Barella. Ky është goli i dytë për Calhanoglu këtë sezon, në po kaq ndeshje. SHIKOGOLIN
Në minutën e 25-të, Manuel Akanji kishte një shans të artë për të shënuar me kokë pas krosimit të Federico Dimarco nga goditja e dënimit, por goditja e zviceranit përfundon jashtë portës.
Në minutën e 28-të, Dimarco iu afrua golit të dytë për Interin, por goditja e tij me kokë pas një krosimi në zonë, ndalet në mënyrë mjeshtërore nga Elia Caprile. Rezultati nuk ndryshon deri në fund të pjesës së parë, që mbyllet 0-1 për Interin.
Në sfidën tjetër në “Olimpico”, Lazio po fiton 1-0 ndaj Genoa, falë golit të Davide Frattesi në minutën e 25-të.
The post Mjafton Calhanoglu. Inter e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Cagliari-t (video) appeared first on Telesport.
