Pjesa e parë në “Niko Dovana” mes Teutës dhe Tiranës është mbyllur 0-1, në avantazh të bardhebluve. Në minutën e 5-të, ndalet ndeshja pasi ikën dritat në stadium. Ndeshja rifillon pak pak minutash. SHIKOMOMENTIN
Një top i kthyer mbrapsht gabim nga Florjan Përgjoni, detyron portierin e Teutës, Paul Bernardoni, të kryejë një ndërhyrje të gabuar ndaj Drilon Hazrollaj.
Arbitri kryesor i takimit tregon gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Godet kroati Tomislav Kis, topi përfundon në rrjetë. Tirana në avantazh 0-1. SHIKOGOLIN
Në mënyrë të habitshme, ikin sërish dritat në stadium dhe rikthehen pas disa minutash. Në minutën e 36-të, Muço Boçi provon të barazojë shifrat me një goditje të fuqishme nga distanca, por topi shkon ngjitur me shtyllën.
Në minutën e 40-të, Teuta e pafat. Goditja e Sherif Kallakut përfundon pak sipër traut të portës. Në fund të pjesës së parë u dhanë 12 minuta shtesë, për të rikuperuar kohën e humbur gjatë ikjes së dritave. Rezultati nuk ndryshon deri në fund të pjesës së parë, e cila mbyllet 0-1 për Tiranën.
The post Në Durrës ikin dy herë dritat, Tirana e mbyll në avantazh pjesën e parë (video) appeared first on Telesport.
