Inter ka marrë fitoren e dytë rresht në këtë sezon të ri në Serie A, duke mposhtur 0-1 Cagliari-n në “Unipol Domus”, në transfertë. Sfida u zhbllokua në minutën e 9-të, ku Hakan Calhanogolu shënoi me një goditje të lehtë me të djathtën nga distanca, pas asistit të Nicolo Barella. Ky është goli i dytë për Calhanoglu këtë sezon, në po kaq ndeshje. SHIKOGOLIN
Në minutën e 25-të, Manuel Akanji kishte një shans të artë për të shënuar me kokë pas krosimit të Federico Dimarco nga goditja e dënimit, por goditja e zviceranit përfundon jashtë portës.
Në minutën e 28-të, Dimarco iu afrua golit të dytë për Interin, por goditja e tij me kokë pas një krosimi në zonë, ndalet në mënyrë mjeshtërore nga Elia Caprile. Rezultati nuk ndryshon deri në fund të pjesës së parë, që mbyllet 0-1 për Interin.
Edhe në pjesën e dytë pati një dominim të Interit, por pa gjetur dot golin. Në minutën e 67-të, Lautaro Martinez iu afrua golit, por topi përfundoi ngjitur me shtyllën e djathtë. Në minutën e 65-të, largohet Petar Sucic dhe debuton blerja e bujshme e verës, Curtis Jones.
Në minutën e 76-të, Dimarco jep një pasim të artë në zonë, por Alessandro Bastoni nuk tr egohet aspak i saktë me goditjen e tij.
Në minutën e 81-të, Cristian Chivu largon Luis Henrique dhe aktivizon Yann Bisseck. Gjerman shihet duke çaluar vetë, pas 20-30 sekondash në fushë dhe duket se ka probleme muskulore. Por, duke qenë se janë kryer të gjitha zëvendesimet, është i detyruar të qëndrojë në fushë.
Në minutën e 83-të, Yan Bisseck edhe pse i dëmtuar shpëton Interin nga pësimi i golit, duke ndalur me trupin e tij goditjen e Michel Adopo. Rezultati final 0-1 për Interin.
Në “Olimpico”, Lazio e drejtuar nga Gennaro Gattuso ka marrë fitoren e dytë rresht, duke mundur 1-0 Genoa-n, falë golit të Davide Frattesi në pjesën e parë. Mesfushori i ardhur nga Inter po rezulton lëvizje e suksesshme deri tani, duke iu dhënë bardhekaltërve dy fitoret e para, me dy golat e tij. Në javën e parë në transfertën ndaj Bologna 0-1 dhe sot 1-0 ndaj Genoa. SHIKOGOLIN
The post Inter e nis vrullshëm, por hovi bie rrugës. Calhanoglu i jep tre pikët. Frattesi, heroi i Lazio-s (Video) appeared first on Telesport.
