Barcelona është duke fituar 2-1 ndaj Rayo Vallecano në pjesën e parë në “Camp Nou”, ndeshje e vlefshme për javën e tretë në La Liga.
Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë në minutën e 12-të, ku pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Alvaro Garcia, ishte Sergio Camello i cili dërgoi topin në rrjetë. SHIKOGOLIN
Megjithatë, reagimi i katalanasve ishte shumë i shpejtë dhe përmbysën shifrat për dy minuta. Në minutën e 19-të ishte Raphinha që barazoi shifrat 1-1, pas asistit të Xavi Espart. SHIKOGOLIN
Dy minuta më pas, ishte Lamine Yamal i cili u zhbllokua pas 9 ndeshjeve rresht pa gol ose asist. Yamal shënoi një gol fantastik me një goditje klasi me të majtën, pas asistit të Marc Bernal. SHIKOGOLIN
Në minutën shtesë, godet Anthony Gordon, pret portieri kundërshtar. Jules Kounde gjendej në kohën dhe vendin e duhur, për të shtyrë topin në rrjetë. Goli anullohet për pozicion jashtë loje. Pjesa e parë mbyllet 3-1 për Barcelonën.
The post VIDEO: Lamine Yamal i jep fund thatësirës, Barcelona përmbys Vallecano-n për dy minuta (video) appeared first on Telesport.
