Arsenal ka marrë fitoren e dytë rresht në Premier League, pasi mundi 0-1 në transfertë Aston Villa-n. Rasti i vetëm i rrezikshëm i pjesës së parë ishte në minutën e 12-të, ku Emiliano Buendia godet traversën. Pjesa e parë mbyllet 0-0.

Në minutën e 55-të, ka një kontakt në zonë mes Ian Maatsen dhe Bukayo Saka. Londinezët pretendojnë për penallti, por arbitri sheh pamjet në VAR dhe vazhdon lojën rregullisht.

Në minutën e 59-të, zhbllokohet sfida. Aksion i shpejtë i Arsenalit, Riccardo Calafiori asiston, Saka shënon. SHIKOGOLIN

Rezultati nuk ndryshon deri në fund, sfida mbyllet 0-1 për londinezët. Arsenal ka tashmë 6 pikë të plota pas dy javësh, Aston Villa e Unai Emery duhet të presë ende për të marrë pikët e para për këtë sezon të ri.

The post Arsenal cinik, mjafton Saka për të marrë tre pikët ndaj Aston Villa (video) appeared first on Telesport.