Protestat masive në Tiranë janë përshkallëzuar dhe shëndeti i shumë personave është prekur. Mes tyre, një person shume i afert me futbollin, Erjon Vishkulli, 28 vjeçari nga Elbasani, që sonte u lëndua në syrin e majtë dhe po i nenshtrohet nje nderhyrje kirurgjikale ne spital.

Ai është i pranishëm prej vitesh në stadiume për të mbështetur ekipin kombëtar dhe njihet si kryetifoz. Familja e tij ka një aktivitet sipërmarrës në zonën e Elbasanit, që merret me prodhimin e vajit të ullirit.

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar për tifozin e njohur të Kombëtares. Vishkulli është 28 vjeçari nga Elbasani i cili edhe i është nënshtruar menjëherë ndërhyrjes kirurgjikale në sy.

”Erjon Vishkulli, si dhe shumë djem të tjerë që nuk u mungon asgjë në jetën familjare, i dalin në ballë Atdheut për një Shqipëri më të mirë. Shërim sa me te shpejtë. Lutemi për ty vlla”, shkruan “TKZ”.

The post “Lutemi për ty”: Tifozat Kuq e Zi me mesazh për tifozin e plagosur në protestë appeared first on Telesport.