Roma e Gian Piero Gasperini ka marrë fitoren e dytë rresht në këtë sezon të ri në Serie A. Verdhekuqtë fituan 0-4 në transfertën në “Via del Mare” ndaj Lecce.
Sfida u zhbllokua që në minutën e 4-të, ku Donyell Malen duke përfituar nga një mungesë vëmendjeje e mbrojtjes vendase, dërgon topin në rrjetë. SHIKOGOLIN
Në minutën e 23-të, Malen shënon golin e dytë personal dhe të dytin për Romën, pas një aksioni model dhe asistit të Wesle Franca. SHIKOGOLIN
Në minutën e 25-të, Matias Soule shënon golin e tretë, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe pasimit të Malen. Tentativa e parë e argjentinasit ndalet nga portieri kundërshtar, por jo e dyta. SHIKOGOLIN
Pjesa e parë mbyllet 0-3 për Romën. Në minutën e 65-të, ishte blerja e bujshme e verës, Rodrigo Mora që shënon golin e parë me fanellën e Romës. SHIKOGOLIN
Rezultati final, 0-4 për verdhekuqtë. Në stol për Lecce-n ishte Medon Berisha, i cili ka lënë pas krahëve dëmtimin e rëndë që pësoi sezonin e kaluar dhe duke nisur nga ndeshja e ardhshme do të marrë disa minuta në fushë.
The post Roma duket e frikshme këtë sezon, fitore bindëse në transfertë. Donyell Malen, i jashtëzakonshëm (video) appeared first on Telesport.
