Transferimi i Rafael Leao te Gallatasaraj ka sjellë edhe një “bum” fanellash të shitura të portugezit. Mediat turke konfirmojnë se deri më tani, brenda pak ditësh, janë shitur 50 mijë të tilla.
“Numri 27” që do të mbajë Leao po qarkullon te tifozët e skuadrës turke dhe duke marrë parasysh entuziazmin tradicional dhe të madh të popullit turk, kjo është mjaft mbresëlënëse.
Leao u prit si një kampion në Turqi. Është ende herët për ta parë në fushë, por Rafa ka rifituar entuziazmin e tij pas muajve të vështirë në San Siro, mes fishkëllimave të pëshpëritura dhe kritikave të forta.
Në Stamboll, fanellat shihen tashmë në rrugë, ashtu siç ishin në Milano. Megjithatë, ai nuk kishte shitur kurrë pesëdhjetë mijë fanella në tre ditë, cka tregon se edhe për turqit ky transferim ka qenë një biznes i mirë.
The post Tifozët e Gallatasaraj çmenden pas Rafael Leao, 50 mijë fanella të shitura brenda 3 ditësh appeared first on Telesport.
