Peshëngritësja shqiptare Enkileda Carja fitoi sot medaljen e bronztë në stilin e shkëputjes, në peshën 69kg, në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Një paraqitje e mirë e shtangistës 18-vjecare kuqezi, që synoi deri në fund të artën në këtë stil.

Një garë e fortë, me Caren që e nisi konkurrimin e saj me sukses, duke ngritur në provën e parë 98kg. Në provën e dytë, shtangistja e re kuqezi realizon me sukses 100kg, ndërsa në provën e tretë nuk arrin dot të ngrejë 103kg.

Carja tregoi një formë të mirë në këtë disiplinë, duke u përpjekur të arrijë dicka më shumë se medalja e bronztë. Gara e shtangistës kuqezi në stilin e shtytjes nuk është shumë pozitive.

Në provën e parë, sportistja shqiptare realizon me sukses 116kg, por në dy provat e tjera nuk arrin dot të ngrejë fillimisht 121kg e më pas 122kg. Për pasojë, ajo e mbyll garën në këtë stil në vendin e 7-të.

Lot në sytë e Carja në momentin që largohet nga pedana, por fitimi i medaljes së bronztë është një rezultat pozitiv për shtangisten e re shqiptare. Kjo është medalja e 6-të e Shqipërisë në Lojërat Mesdhetare, që deri më tani ka grumbulluar 2 të arta, 1 të argjendtë dhe 3 te bronzta.

The post Enkileda Carja medalje bronzi në stilin e shkëputjes të peshës 69kg në Lojërat Mesdhetare appeared first on Telesport.