Në disa prej kampionateve elitare sot është dita e fundit e afatit veror të merkatos. Si gjithmonë, orët e fundit janë shumë intensive. RMC Sport zbulon datën dhe orarin kur mbyllet afati i merkatos në disa nga ligat kryesore.

Francë: E martë, 1 shtator në orën 19:59
Gjermani dhe Itali: E martë, 1 shtator në orën 20:00
Anglia: E martë, 1 shtator në orën 23:00
Spanja: E martë, 1 shtator në orën 23:59
Holanda: E martë, 1 shtator në orën 23:59
Belgjika dhe Argjentina: E enjte, 3 shtator
Turqia dhe Portugalia: E premte, 4 shtator në orën 23:59
Arabia Saudite: E diel, 6 shtator
Zvicra: E martë, 8 shtator
Rusia: E enjte, 10 shtator
Brazil: E premte, 11 shtator

Mbyllja e merkatos i pengon klubet të nënshkruajnë me lojtarë të rinj, por nuk i ndalon domosdoshmërisht ata të shesin. Prandaj, ekipet italiane, gjermane, franceze, angleze dhe spanjolle mund të lejojnë shitjen e lojtarëve të tyre në kampionatet në të cilat merkato mbyllet më pas, si Turqia, Rusia, Brazili etj.

The post Nga sot dhe deri në 11 shtator, ja kur mbyllet merkato verore në ligat kyroesre në Europë e jo vetëm appeared first on Telesport.