Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Antonio Rudiger ka bërë me dije se është tërhequr nga kombëtarja gjermane, pas një karriere prej gati 10 vitesh.

“Pas një periudhe reflektimi, ndjeva se kishte ardhur koha për t’i dhënë fund karrierës sime me ekipin kombëtar dhe për t’i hapur rrugë brezit të ri.

Kur vesha fanellën e ekipit kombëtar të Gjermanisë për herë të parë në vitin 2014, as në ëndrrat e mia nuk e imagjinova se do të luaja 86 ndeshje ndërkombëtare.

Pavarësisht mungesës së një titulli të madh dhe disa humbjeve të dhimbshme, kjo periudhë do të mbetet një kapitull i jashtëzakonshëm që do të mbetet me mua gjatë gjithë jetës sime.

Për mua, tani fillon një kapitull i ri, në të cilin do të përqendrohem plotësisht në karrierën time me Real Madridin. Faleminderit për këtë udhëtim të përbashkët”, shkruan Rudiger.

The post Nuk fitoi asnjë trofe, futbollisti i njohur zyrtarizon tërheqjen nga kombëtarja gjermane: Tani fillon një kapitull i ri appeared first on Telesport.